Triumfuan ndaj Skënderbeut, trajneri i Korabit: Nuk e fshehim, pretendojmë Superioren!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2022 | 11:22

Triumfuan ndaj Skënderbeut, trajneri i Korabit: Nuk e fshehim, pretendojmë Superioren!

Shpend Kumbarçe e pati paralajmëruar se nuk i trembej Skënderbeut. Dhe nuk ishte deklaratë “boshe”, pasi ashtu ndodhi. Guxuan dhe luftuan për pikët dhe në fund ia dolën. Trajneri i Korabit vlerëson paraqitjen e të tijve, ndërsa konfirmon edhe një herë pretendimet:

Kumbarce

“E kishim studiuar kundërshtarin dhe arritëm që të fitonim.

Jam i kënaqur nga ky trepikësh, që erdhi në kohën e duhur. Vinim nga një humbje dhe dy barazime, ndaj na duhej me patjetër kthesa.

Tani duhet të shohim përpara dhe pushimi i Botërorit na jep kohë.

Kemi një objektiv që na ka vendosur klubi dhe do të luftojmë deri në fund. Ne pretendojmë ngjitjen në Superiore dhe këtë s’e fshehim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"