Triumfuan kundër Shkumbinit, Nevil Dede: Mund të fitonim 10-0, duhet të korrigjohemi në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2022 | 10:47

Triumfuan kundër Shkumbinit, Nevil Dede: Mund të fitonim 10-0, duhet të korrigjohemi në sulm

Kthehet Erzeni dhe Nevil Dede rigjen qetësinë. Pas dy javësh pa fitore, shijakasit kanë mposhtur Shkumbinin. I kënaqur me tre golat, e megjithatë mendon se kjo përballje mund të shkonte edhe në 10-0.

NEVIL DEDE

“E dominuam tërësisht lojën, në të gjitha drejtimet. Pavarësisht se pësuam me të vetmin rast që patën miqtë, nuk u dorëzuam. Me rastet e krijuara, Erzeni duhet të fitonte 10–0.

Aq shumë kemi shpërdoruar, ndaj duhet të përmirësojmë efektivitetin para portës në të ardhmen. Nga ana tjetër, një falënderim të veçantë kam për tifozërinë e Erzenit, që gjithmonë na ka mbështetur.

Fitorja u dedikohet pikërisht atyre. Objektivi ynë dihet.

Do të vazhdojmë rrugën drejt fitoreve të tjera, por për këtë qëllim duhet vlerësuar maksimalisht çdo javë, sepse mobilizimi i të gjitha skuadrave është në maksimum. Secila luan për diçka”, tha trajneri pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"