Triumfi në derbi ndaj Dritës, godet Ismet Munishi: Baba është këtu, jam Murinjo për këtë ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 17:47

Triumfi në derbi ndaj Dritës, godet Ismet Munishi: Baba është këtu, jam Murinjo për këtë ligë

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i cili shquhet për deklaratat e tij pikante, pas ndeshje, nuk është përmbajtur pas triumfit ndaj Dritës, në derbin e Anamoravës, teksa e ka cilësuar veten si Murinjon e ligës kosovare.

Munishi

“Është e vërtetë, ka pas ndeshje që kemi luajtur më mirë, por s’kemi fituar, jemi angazhuar të gjithë si skuadër, ishte rezultat i punës së madhe të tifozëve.

Baba është këtu, ai festim erdhi pasi me shkarkuan, me ngarkuan. Gjatë gjithë kohës ka tendencë për të na destabilizur, unë jam Murinjo për këtë ligë. Kanë ardhur trajnerë e kanë shkuar, unë jam hakoma këtu. E kemi një president që është njëshi në futbollin e Kosovës”, deklaroi Munishi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"