Triumfi ndaj Uellsit, Bushi optimist: Më kënaqin të rinjtë, kemi një grup premtues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2019 | 15:10

Triumfi ndaj Uellsit, Bushi optimist: Më kënaqin të rinjtë, kemi një grup premtues

Trajneri Alban Bushi ka në përbërje një grup të artë futbollistësh. Shumë prej të cilëve i ka gjurmuar vetë në skuadrat ku luajnë nëpër Europë dhe ndeshje pas ndeshjeje, po merr frytet prej tyre me paraqitjet që kanë bërë.

bushi

Nëse në dy takimet e para zyrtare, humbja 1-2 ndaj Turqisë dhe barazimi 2-2 në Andorra nuk ishin rezultate pozitive, barazimi i fundit në Turqi dhe dy fitoret në miqësore me Uellsin kanë rritur edhe moralin e kuqezinjve të vegjël. Këtë e dëshmon edhe trajneri Bushi në fjalën e tij pas miqësores së djeshme, teksa komenton pritshmëritë për futbollistët e rinj që ka testuar.

“Jam i kënaqur me skuadrën pasi në fushë ishin edhe disa lojtarë që nuk i kam parë. Katër prej tyre janë futbollistë që nuk kanë ardhur më parë në ekipin Shpresa. Gjithashtu, dy futbollistë i kisha nga ekipi U-19 dhe nuk e dija si do të reagonin. E kisha me emocion dhe prandaj qëndruam shumë mbrapa dhe të luanim me kundërsulm.

bushi

Kemi grup të mirë për të ardhmen. Ky ekip e justifikoi veten me çfarë bëri në këto tri ndeshje që luajtëm gjatë këtyre ditëve. Gjithashtu, këto dy miqësore na bëjnë mirë për të përgatitur sfidë që do të zhvillojmë ndaj Austrisë”, deklaroi Alban Bushi pas fitores 3-1 në miqësore.

Z.Qypi – Panoramasport.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"