Triumfi ndaj Korabit i rëndësishëm për Teutën, Martini: Fitore morali për vazhdimësinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2021 | 13:33

Triumfi ndaj Korabit i rëndësishëm për Teutën, Martini: Fitore morali për vazhdimësinë

Trajneri i Teutës, Edi Martini, para ndeshjes me Korabin kërkoi nga ekipi vlerësim maksimal duke mos llogaritur rezultat tjetër veç fitores në ndeshjen e Kupës.

teuta

Durrsakët e realizuan me sukses porosinë e trajnerit duke kaluar në çerekfinale të Kupës. Pas fitores së djeshme, 2-0, që Teuta arriti ndaj Korbit, trajneri Martini shkurtimisht për “Panorama Sport” u shpreh:

“Ishte një ndeshje e cila na shërbeu për të krijuar një ide më të qartë për përballjen e fundjavës në kampionat ndaj Skënderbeut, si dhe për të kristalizuar formacionin për këtë takim. Jam i kënaqur me këtë fitore, pasi na jep moral për vazhdimësinë, por edhe kalimin në turin e tretë të Kupës”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"