Triumfi i Shqipërisë dhe Kosovës, flet Albin Kurti: Zemra mal mu bë, s’kanë faj ekipet që jemi të ndarë, por …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 23:03

Triumfi i Shqipërisë dhe Kosovës, flet Albin Kurti: Zemra mal mu bë, s’kanë faj ekipet që jemi të ndarë, por …

Albin Kurti, kryeministri i zgjedhur i Kosovës nuk e fsheh ekzaltimin për fitoret e fundit të Kombëtares shqiptare dhe asaj të Kosovës ndaj Moldavisë dhe Malit të Zi.

Albin-Kurti-stadium-600x450

I ftuar në “Real Story” në News24, Kurti tha se do ishte mirë që dy vendet tona të kishin një ligë të përbashkët futbolli.

“Kam qenë dhe në ndeshjen me Malin e Zi. Kësaj radhe 6-0 Kosova dhe Shqipëria. Zemra mal mu bë. Mirë do ishte të kishim një ligë të përbashkët. Të fitojnë sa më shumë këto ekipe. Nuk kanë faj ekipet që jemi të ndarë por politika”, tha Kurti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"