Triumfi i Lushnjës ndaj Burrelit, trajneri Canaj: Shmangëm probleme të mëdha, por akoma nuk kemi shpëtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2022 | 21:47

Triumfi i Lushnjës ndaj Burrelit, trajneri Canaj: Shmangëm probleme të mëdha, por akoma nuk kemi shpëtuar

Agim Canaj është më i qetë, ndonëse e di që nuk kanë shpëtuar ende. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri i Lushnjës evidenton problematikën me fushën e stadiumit.

AGIM CANAJ

“Një tjetër ndeshje pa fitore do na shkaktonte probleme të mëdha. Jo se tani kemi shpëtuar, por më bind pjekuria që shfaqëm në lojë. Vërtet humbëm shumë raste, gjithsesi goli i parë na qetësoi. Më pas çdo gjë kaloi në rrjedhën tonë. U shënua edhe i dyti. Kjo është favor sa i takon anës psikologjike për vazhdimësinë. E dimë që lufta është e ashpër. Ajo që na ka munguar është kontigjenti. Megjithatë, më shqetëson më shumë terreni i fushës.

Ne jemi një skuadër që akullojmë topin mirë. Bëjmë stërvitje në Plug. Është një fushë shumë e mirë. Kur vijmë këtu, terreni është shumë i vështirë. Ky ‘ngërç’ po na shqetëson javë pas jave. Por ajo që na shërben shumë është fitorja, që na rikthen te qetësia. Ndeshjet i kemi shumë të forta në vazhdimësi.

Ne kemi bërë ndeshje të mira, por kur nuk fiton, ngarkesa psikologjike kalon te skuadra. Unë nuk dua të përmend vetëm dy penallti që kemi humbur në këtë fazë. Mund të kishim më shumë pikë. Ajo që më gëzon është se në fazën e dytë nuk kemi bërë shumë hapa fals, në kuptimin e humbjeve. Në këtë moment për ne zgjidhje është trepikëshi”, përfundoi vlonjat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"