Tripletë në miqësore, Omar Kamara “çmend” Besëlidhjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2017 | 10:06

Tripletë në miqësore, Omar Kamara “çmend” Besëlidhjen

Besëlidhja shpërthen në miqësoren e parë në këtë fazë përgatitore. Ka qenë lojtari nga Guinea, Omar Kamara, që ka shënuar tripletë në suksesin 3-1 ndaj Tërbunit. Një skuadër me lojtarë të rinj pritet që të jetë Besëlidhja e kampionatit të ri. Ndërsa Tërbuni ishte larg pritshmërive.

Beselidhja

NDESHJA – Në të 16-ën ishte Besëlidhja që sulmoi me anë të Frrokut dhe O.Kamara, duke fituar një penallti që e kthen në gol po vetë. Pas pë- simit të golit, ishin pukjanët që reaguan duke rrezikuar portën lezhjane dhe në të 40- ën ishte braziliani Tiago që barazon rezultatin pas një sulmi nga qendra, duke e goditur topin parabol e duke mposhtur Demin.

Dhe me shifrat e barabarta 1-1 mbyllet fraksioni i parë. Pjesa e dytë ishte më e ngadaltë për disa arsye, temperaturat e larta dhe ndërrimet e shumta. Pjesa e dytë u kontrollua nga Besëlidhja, ku miqtë vetëm krijuan disa raste me sulme spontane, të paorganizuara mirë.

Tebuni

Pas disa rasteve të humbura nga O.Kamara, është vetë guineasi që në të 74-n dyfishon duke realizuar dopietën e tij, pas një rrëmuje të krijuar në hyrje të zonës pukjane. Pas pësimit të golit të dytë, janë pukjanët që reagojnë me anë të Galicës, i cili godet shtyllën e majtë të Demit, pas një gjuajtjeje të fuqishme me kokë.

Beselidhja - Terbuni 3-1

Pas këtij rasti për miqtë, lojën e kontrollojnë vendësit dhe në të 81-ën është përsëri O.Kamara që realizon tripletën e tij me një sulm vetjak, duke shmangur edhe portierin Rexhepi. Pas ndeshjes, trajneri Anteu Pepaj tha:

“Si fillim, skuadra u paraqit mirë, pasi ka vetëm tri-katër ditë që jemi grumbulluar. Pjesa e parë ishte e kënaqshme. Pjesa e dytë, ndonëse bëmë shumë ndërrime, ia dolëm që të shënonim dy herë”.

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"