Tre trajnerë të dënuar, ja si komunikuan në ndeshjen Partizani-Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 21:33

Tre trajnerë të dënuar, ja si komunikuan në ndeshjen Partizani-Flamurtari

Të dy të dënuar nga Komisioni i Disi plinës, të dy në tribunë dhe duke e ndjekur takimin përmes xhamave dhe me nga një cigare në dorë. Kjo ka qenë pamja e Sulejman Starovës dhe Shpëtim Duros, trajnerëve të Partizanit dhe Flamurtarit, miq të vjetër, por që kanë shmangur çdo lloj komunikimi me njëri-tjetrin, gjë e cila ndodhi edhe dje.

Partizani

 

Kanë edhe një të përbashkët tjetër: Janë dënuar se kanë protestuar në mënyrën e tyre për vendimet e arbitrave. Por, nëse dje Starova ka pasur në stol zëvendësin e tij, Dalipin, Duro nuk e kishte këtë luks. Jeton Beqiri, zv.trajneri i Flamurtarit është gjithashtu i dënuar nga Komisioni i Disiplinës.

Të dy trajnerët kanë zgjedhur të japin udhëzimet me telefon të ndihmësit e tyre. Starova, në pjesën e parë të ndeshjes, nuk ka dhënë pothuajse asnjë këshillë për Dalipin, pasi ky i fundit është parë në këmbë dhe nuk e ka kthyer asnjëherë kokën nga stoli. Në pushim, trajneri është dëgjuar në korridoret e stadiumit duke pretenduar për një 11-metërsh në minutën e tretë.

Dalipi

Dikujt nga stafi i kërkonte që t’ia vinte në dukje kryesorit të takimit se të njëjtin faull si Gojkoviç, ku kishte lejuar vazhdimin e lojës, e kishte akorduar në favor të Flamurtarit. Në pjesën e dytë, Starova ka qenë më aktiv dhe Dalipi është parë shpeshherë që të kthehet nga stoli për të marrë këshillat e radhës nga trajneri që ndiqte gjithçka nga tribuna.

DURO – Pak më të vështirë e ka pasur trajneri Duro që t’u jepte udhëzimet lojtarëve të tij. Ai fillimisht kontaktonte zëvendësin e tij të dënuar, Beqirin, i cili qëndronte në shkallën e fundit që ndan stadiumin nga fusha e blertë. Ky i fundit në disa raste ia komunikonte direkt trajnerit në detyrë, Petraq Bifshës, udhë- zimet dhe në disa të tjera dikujt në stol dhe ky i fundit i çonte ato te zv.trajneri tjetër.

duro

Në 20 minutat e fundit të ndeshjes, Duro duket sikur u dorëzua, pasi Beqiri nuk është parë të komunikojë më në telefon me trajnerin e parë dhe ajo që ka bërë ishte thjesht kontrolli i kronometrit të tij  dhe mbështetja e futbollistëve duke mos i kursyer britmat. Në fundin e takimit, Beqiri ka dashur të futet në dhomat e zhveshjes së futbollistëve, por nuk është lejuar duke i kujtuar se është i dënuar, gjë e cila nuk ka ndodhur me Duron.

Në momentin që ky i fundit ka dalë nga dhomat është tentuar t’i merret një prononcim, por me batutë ka thënë: “Nuk kam çfarë të them jam i dënuar”. Përfaqësuesit e medias i kanë bërë me dije se do të pyetej pikërisht për dënimin, por ai ka vazhduar: “Po fola, do më fusin në burg fare”.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"