Tre sulmuesë me “valixhe” në duar, Skënderbeu do të mbushë arkat me… 700 mijë euro

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 20:28

Kategoria Superiore LAJMI KRYESOR Skenderbeu Të fundit

Tre sulmuesë me “valixhe” në duar, Skënderbeu do të mbushë arkat me… 700 mijë euro

Korçarët pavarësisht rezultateve dhe pozicionit në renditje, janë të vetëdijshëm se ajo çka vlen më shumë në këtë sezon është promovimi i futbollistëve. Jo më kot Skënderbeu i këtij viti është i mbushur me talente dhe futbollistë që presin të shpërthejnë në këtë sezon dhe më pas të provojnë një aventurë jashtë Shqipërisë. 

skenderbeu-770x470

Një mundësi të tillë Skënderbeu ua ka premtuar këtyre lojtarëve që në kohën kur i bëri pjesë të ekipit. Veç Dejvi Bregut, i cili ka dalë hapur se do të kërkojë me ngulm largimin në janar, janë edhe dy futbollistët e tjerë të sulmit, si Krasniqi dhe Gripshi që mund të bëhen pjesë e merkatos.

Në total për linjën e sulmit, Skënderbeu është i vendosur që të kërkojë më shumë se 700 mijë euro për të lënë të lirë një repart të tërë. Megjithëse mundësia më e madhe, duke parë edhe situatën e klubit, është që vetëm një prej tre futbollistëve të nxirret të merkato dhe ky me shumë mundësi do të jetë Bregu.

dejvi bregu

DEJVI BREGU

Sulmuesi vlonjat që prej fillimit të këtij sezoni e ka përsëritur shpesh se mendon për një largim të mundshëm në janar. Një gjë e tillë ka shumë mundësi të ndodhë, duke parë se vetë Bregu e kërkon me ngulm këtë, pasi dështoi fillimisht transferimi në verë. Në adresën e lojtarit në gusht mbërritën oferta nga klube të huaja, por shifrat nuk përmbushnin pritshmëritë e klubit dhe të lojtarit dhe për pasojë gjithçka u la pezull.

Bisedimet janë duke vazhduar dhe normalisht që diçka pritet të ndodhë në janar, kjo edhe për faktin se Skënderbeu nuk kërkon ta humbasë me parametër zero, pasi lojtarit në maj i përfundon kontrata me korçarët.

 BLERIM KRASNIQI- Një tjetër pikë e fortë e sulmit të Skënderbeut është edhe Blerim Krasniqi. Kavajasi është duke u rritur nga ndeshja në ndeshje dhe po bëhet një pikë referimi në sulmin korçar. Mësohet se pas lojtarit janë vënë disa ekipe të huaja. Për momentin klubi po e mban gjithçka të fshehtë si për Krasniqin, edhe për Gripshin, i cili me golat e fundit tregoi se është përcaktues për skuadrën.

Pavarësisht interesimeve, duket mjaft e vështirë që Skënderbeu të pranojë të largojë tre futbollistët që në janar. Vetëm një prej tyre do të jetë pjesë e merkatos në dalje, ai që do të sjellë ofertën më të madhe për momentin.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com