Traumë në dy vertebra, mesfushori argjentinas i Milanit humb sezonin dhe rrezikon Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2018 | 18:08

Traumë në dy vertebra, mesfushori argjentinas i Milanit humb sezonin dhe rrezikon Botërorin

Milani kalon nga shiu në breshër: pasi u turpërua me humbjen ndaj Beneventos të shtunën në mbrëmje në “San Siro” (0-1), tanimë rrezikon të humbasë Lukas Biljan për një kohë të gjatë. Klubi kuqezi ka bërë me dije ditën e djeshme se argjentinasi, si pasojë e një përplasjeje loje gjatë ndeshjes me Violan, lojtarin e skuadrës verdhekuqe, ka pësuar një traumë në shpinë: lojtari iu nënshtrua testeve, që kanë shfaqur frakturën e dy vertebrave të para.

bilja

Gjatë ditëve të ardhshme, me të përfunduar të gjitha verifikimet e rastit, do mund të formulohet një prognozë e detajuar. Në ambientin kuqezi ekziston frika për të mos e pasur “regjisorin” në fushë në finalen e Kupës së Italisë kundër Juves (e programuar për datën 9 maj). Por sipas shtypit argjentinas, Bilja rrezikon, madje, pjesëmarrjen në Botërorin e Rusisë me Argjentinën.

ALTERNATIVAT

Rreziku për të mos e pasur më në fushë Biljan në këtë fundsezoni është, pra, konkret. Një dëm i madh për trajnerin Xhenaro Gatuzo, që do detyrohet të ndryshojë një nga lojtarët kyç. Rino do ketë një detyrë të vështirë, me pak kandidatë në gatishmëri. Për një fanellë titullari, në mungesë të 32- vjeçarit, në balotazh janë Manuel Lokateli e Rikardo Montolivo: “veterani”, pasi i riu nuk ka bindur shumë në ndeshjet e fundit, shihet si favorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"