Transplanti i mëlçisë, flet kushëriri i ish-lojtarit të Barcelonës Erik Abidal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2018 | 20:53

Transplanti i mëlçisë, flet kushëriri i ish-lojtarit të Barcelonës Erik Abidal

Transplanti i mëlçisë që ka bërë ish-mbrojtësi i Barcelonës, Erik Abidal është bërë një lajm që po përflitet shumë. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë akuzuar Abidalin se ishte një transplant i paligjshëm. Por ai shpjegon se mëlçinë e ka marr nga kushëriri i tij.

Ndërkohë për këtë çështje ka reaguar edhe vetë kushëriri i Abidalit që i dha mëlçinë, Zherard Armand. Nuk kam përfituar as një qindarkë, si mund të pyesni këtë gjë? Dhurova një organ për të shpëtuar një anëtar të familjes time. As që mendova përfitimin, ishte një veprim human, për të ndihmuar një kushëri të sëmurë. Do t’i përgjigjem të gjitha pyetjeve, nuk kam asgjë për të fshehur. Dua vetëm që të më lënë të qetë mua, mamanë, gruan dhe fëmijët e mi. Ishte i domosdoshëm një organ kompatibël.

401230_TS_27-07-18_6205640546_

Asaj kohe të gjithë në familjen time u pyetën dhe mendoj se unë isha i fundit që u pyeta. Kjo ndodhi në pranverën e vitit 2012. Zbuluam se unë dhe Abidal kishim të njëjtin grup gjaku, ndaj dhe mund të përshtatej transplanti. Më pas iu nënshtruam analizave të tjera, çka konfirmuan se profili im përputhej me atë të Eric. Edhe një shok i tij ishte i përputhshëm, por mëlçia ime ishte më e madhe, dhe doktorët këmbëngulën që të merrte një pjesë të trupit tim”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"