Transformoi Milanin , gati kontrata e re për “magjistarin” Pioli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 20:03

Transformoi Milanin , gati kontrata e re për “magjistarin” Pioli

Milani është ngritur shumë si ekip këto dy vitet e fundit. Një meritë të madhë për këtë ka trajneri i kuqezinjve Stafano Pioli. Puna e mirë që ka bërë trajneri karënë në sy të drejtuesve të cilët janë gati t;i ofrojnë rinovimin.

pioli mesias

Sipas mediave italiane 56 vjeçari do të firmosë kontratën e re me Milanin deri në 2024 dhe do të përfitojë një pagë prej 3.5 milionë eurosh, që me bonuse mund të shkojnë deri në 4 milionë. Një kontratë e merituar pas punës së bërë nga tekniku.

Në këto dy vite e gjysmë Milani ka bërë hapa galoponte duke u kthyer një pretendent serioz për kampionat. Ata vjet  arritën të dilnin dhe në vendin e dytë, ku për një pjesë të madhe të kampionatit ishin në krye madje. Një miksim lojtarësh të rinj, por dhe me eksperiencë i ka bërë kuqezinjtë një skuadër argëtuese por dhe shumë konkuruese.

Pioli arriti ta kthente Milanin në Champions pas 7 vitesh mungesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"