Transferta një makth për Laçin, vetëm një fitore me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2020 | 14:19

Transferta një makth për Laçin, vetëm një fitore me Kukësin

Pas të martës pushim, Laçi ka rinisur përgatitjet. Fitorja me Skënderbeun, veç trepikëshit, u dha edhe vendin e tretë. Një pozicion që e lakmonin, pasi jep zonën “Euro”. Dhe tashmë që e morën, nuk kanë më në plan që ta lëshojnë. 

LACI

E lehtë nuk do të jetë në këtë garë kaq të ngjeshur, e megjithatë të besuarit e Armando Cungut do të luftojnë deri në fund. Kjo javë u rezervon një ndeshje më shumë se delikate, do të matin forcat me Kukësin në “Elbasan Arena”. Vërtet i mposhtën në fazën e dytë, e megjithatë transfertat me këtë kundërshtar janë një makth i vërtetë.

Gjatë gjithë historisë së tyre, në të dyja kompeticionet kanë siguruar vetëm 1 fitore (dhe atë në Kupë, më 29 maj 2015) dhe 7 barazime, ndërsa 9 ndeshje të tjera i kanë humbur. Për fat, grupi është i plotë. Stafi teknik ka luksin e zgjedhjeve për këtë duel, pasi edhe Rudolf Turkaj pas pezullimit dhe Regi Lushkja duket se ka hedhur pas krahëve dëmtimin.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"