Transferta e Fushë-Krujës është një provë force, Pogradeci i thërret përvojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 10:42

Transferta e Fushë-Krujës është një provë force, Pogradeci i thërret përvojës

I liria është sfida e radhës për Pogradecin, ekipin kryesues të Grupit B. Trajneri Ardian Abazaj beson shumë se ekipi i tij nuk do ta ndalet dhe për këtë jep disa argumente. “Falë punës që kemi bërë, Pogradeci do të dijë të tregojë se është mbi ekipet e tjera. Kemi një ekip me shumë përvojë në raport me kundërshtarin dhe kjo do të na ndihmojë të shkojmë te fitorja e radhës. Gjithçka e vendos fusha, por besoj shumë te futbollistët tanë”, thekson trajneri i pogradecarëve.Abazaj222

Liqenorët kanë një diferencë prej dy pikësh nga Apolonia dhe sot mund të përfitojnë nga fakti se ky rival luan në fushën e Lushnjës së vendit të tretë. “Ne nuk ndjekim asnjë nga kundërshtarët, shikojmë vetëm punën tonë, sepse vetëm fitorja jonë na bën punë”, shprehet më tej trajneri Abazaj.

Lajmi i mirë për të është rikthimi i mbrojtësit Miklovan Pere, i cili e ka shlyer skualifikimin. Në fakt, ka pasur probleme me dy sulmuesit kryesorë, Alillarin dhe Topllarin, të cilët nuk janë të rikuperuar plotësisht. Alillari ka pasur një dëmtim në kavilje, kurse Topllari ka pasur një tërheqje muskulore, duke e shqetësuar trajnerin Abazaj, i cili ka menduar edhe për disa lëvizje, por ato do të bëhen vetëm nëse dy sulmuesit do ta kenë të pamundur të zbresin në fushë.pogradeci

Shkullaku dhe Liçkollari, si gjithmonë, do të jenë në ndihmë të sulmit, duke i dhënë më shumë rrezikshmëri atij. Pogradeci ka mbështetjen e duhur financiare këtë sezon dhe ky është një faktor që ndikon në rezultatet e skuadrës. Po ashtu, edhe mbështetja nga tifozët ka rëndësinë e vet. Edhe në ndeshjen e sotme në Fushë-Krujë pritet që Pogradeci të ketë mbështetjen e tifozëve që kanë vendosur të udhëtojnë për të ndjekur nga afër këtë transfertë.

ROMEO XINXIFI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"