Trajneri portugez i Olimpiakosit i fiksuar me talentin shqiptar, gati ta marrë me vete në fazë përgatitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 22:46

Trajneri portugez i Olimpiakosit i fiksuar me talentin shqiptar, gati ta marrë me vete në fazë përgatitore

Ashtu si të gjithë trajnerët portugez, edhe Pedro Martins, tekniku aktual i Olimpiakosit në Greqi është i fiksuar pas lojtarëve të akademive. I tillë është edhe rasti me Emiliano Bullarin, sulmuesin 17-vjeccar me origjinë shqiptare.

emiliano bullari

Ai ka bërë një paraqitje të shkëlqyer me Olimpiakosin U-17 këtë sezon, protagonist në 4 ekipet më të mira të kësaj moshe, dhe ku e mbylli sezonin me 12 gola në Super Ligë. Trajneri Pedro Martins ka kohë që e ka ndjekur të riun shqiptar, dhe nuk përjashtohet një ftesë për ta pasur me vete në fazën përgatitore që ekipi grek do të zhvillojë në Seefeld në Austri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"