“Trajneri na kërkoi që të silleshim si kafshë”, mbrojtësi i Kombëtares: Përmbysje që do mbahet mend

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 9:20

“Trajneri na kërkoi që të silleshim si kafshë”, mbrojtësi i Kombëtares: Përmbysje që do mbahet mend

Almeria e Ivan Balliut, arriti një fitore tepër të rëndësishme në kampionat teksa mposhti me përmbysje 3-1 Mirandesin.

Guti-habla-jugadores_1416768891_113697569_667x375

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte titullar në këtë sfidë, teksa asistoi në golin e dytë të shënuar nga Nunez në minutën e 49-të. Në prononcimin për mediat spanjolle, Balliu ka zbuluar edhe çelësin e suksesit për këtë triumf teksa u shpreh:

Guti

“Gabuam në pjesën e parë sepse u fokusuam më shumë të gjyqtari. Në pushim erdhi trajneri Guti dhe na kërkoi që të silleshim si kafshë në fushë. Ishte një përmbysje që duhet mbajtur mend dhe pamë festën e futbollistëve. E dinim që do të rrezikonim por trajneri bëri zgjedhjet e duhura”, u shpreh Balliu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"