Trajneri kosovar sulm Josës, Shkëmbit dhe Maganit: Erdhën për karrierë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2018 | 23:24

Trajneri kosovar sulm Josës, Shkëmbit dhe Maganit: Erdhën për karrierë, por…

Bledi Shkëmbi në deklaratën e sotme ku dha dorëheqjen pas fitores la të kuptohej qartë se te klubi i tij kishte diferencime mes shqiptarëve që vinin nga Shqipëria dhe shqiptarëve të Kosovës. Jo më kot ai përmendi pjesën e pasaportës. Por duket se nuk e ka pasur edhe aq gabim. Shikoni çfarë qëndrimi ka mbajtur trajneri i Llapit…

Batatina

Pasi eliminoi Trepçën e Maganit në Kupë. Ai sulmon ashpër trajnerët shqiptarë dhe thotë se këtu vijnë vetëm për karrierë. Një ndarje e panevojshme kjo, duke qenë se në Shqipëri ka pasur gjithnjë kujdes rreth kësaj çështjeje dhe mbi të gjitha jemi të gjithë shqiptar, pavarësisht se në dy shtete të ndryshme. Do të ishte mirë që trajnerët dhe protagonistët e të dy anëve të mos bëjnë diferencime të tilla, sepse kjo sjell vetëm përçarje.

 

Batanina2

“Trajnerat e Kosovës që janë pa punë të rrini të gatshëm se shumë shpejt kanë për tu lirua vendet për ju sepse ju jeni më të mirë, ata që ju versulën Superligës shumë shpejt kanë për tu rikthyer përmes autobanit. Kanë menduar se janë superior dhe munden të bëjnë diferencën kundër nesh, por jo ne jemi më të pergatitur se ju dhe shumë shpejt ju riktheheni mbrapa sepse ne kemi kuadro të mirë të trajnerve në Kosovë. 

TAHIRI5

Mos i nënvlersoni trajnerat kosovar sepse kanë vizion më të mirë dhe janë ata që japin më shumë se ata që vinë për të bërë emer dhe karrierë tek ne, por kanë gabuar shumë sepse nuk kanë pyetur se kush qëndron përball tyre !!!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"