Trajneri i Tirolit tregon prapaskenat me Vrionin: Ishte dëshira e Juves, nga kjo varet mbijetesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2021 | 21:48

Trajneri i Tirolit tregon prapaskenat me Vrionin: Ishte dëshira e Juves, nga kjo varet mbijetesa

Transferimi i Xhakomo Vrionit te skuadra e Svarovski Tirol në Austri, duket se nuk ka qenë një lëvizje rastësore e sulmuesit shqiptar vetëm për të gjetur më shumë hapësira në futbollin e të rriturve por nëj kërkesë e Juventusit. Pas ndeshjes së Kupës së Austrisë ku Vrioni shënoi golin e parë në sfida zyrtare me klubin e tij të ri, trajneri i skuadrës, Tomas Silberberger, ka treguar se si u arriti huazimi i lojtarit të cilin ai e vlerësoi si një talent.

vrioni

“Ishte dëshira e Juventusit që ai të bashkohej me ne”, tregoi trajneri për 22-vjeçarin shqiptar i cili mendohet se do të zëvendësojë danezin Nikolai Frederiksen i cili shpërtheu në sezonin e kaluar në radhët e skuadrës austriake dhe për të pritet transferimi në një ekip tjetër. Silberberger është i bindur se Vrioni është një lojtar edhe më i kompletuar.

“Sa i përket kërkesave bazike, ai është një futbollist i kompletuar. Me shumë mundësi ka më shumë dëshirë dhe një jetë më profesioniste se Nikolai. Ai vjen nga Juventusi dhe ne jemi një pikë shumë e vogël në hartën e futbollit në Europë. Por ai e pranoi shumë mirë një gjë të tillë. Xhakomo është lojtari i radhës entuziazmues për ne dhe mbijetesa jonë varet nga marrëveshje të tilla”, theksoi tekniku i Tirolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"