Trajneri i Partizanit flet pas eliminimit, Kolela: Mora përgjigje të rëndësishme, peshoi ndeshja e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2023 | 19:43

Trajneri i Partizanit flet pas eliminimit, Kolela: Mora përgjigje të rëndësishme, peshoi ndeshja e parë

Partizani u eliminua nga Kupa e Shqipërisë, por Xhovani Kolela është i lumtur me atë që ka parë në fushën e lojës. Trajneri të kuqve theksoi se ekipi kishte bërë mirë në këtë ndeshje dhe kishte marrë përgjigjet e duhura nga lojtarët.

bandicam 2023-03-15 19-24-05-230

“Më vjen keq, por kemi bërë një ndeshje të mirë dhe kisha disa përgjigje të rëndësishme nga lojtarë të cilët së fundmi kishin luajtur më pak. Ndaj jam gjithsesi i kënaqur.

Jam shumë i lumtur si luajtëm, bëmë një ndeshje të mirë. Peshon shumë rezultati i ndeshjes së parë por gjithçka është në rregull.

Skuadra po bën mirë, futbolli nuk përbehet nga ekipe që fitojnë të gjithë ndeshjet. Unë jam i qetë, skuadra bën paraqitje të mira, Jam i qetë dhe nëse skuadra bën paraqitje të mira e nuk kam çfarë them vazhdoj të punojmë dhe bëjmë të mundur që rritja të vazhdojë.

Duhet t’i jepni fund me këtë mentalitetin që duhet të luajnë gjithmonë të njëjtët.

Në jemi këtu për të bërë pikët. Pikët mund të bëhen në shumë mënyra. Ndeshja e sotme tregon se nëse punohet mirë, me intensitet dhe ide të qarta, mund të bëhen shumë gjëra në futboll”, tha ndër të tjera për “Oversport” Kolela pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"