Trajneri i parë i Ronaldos: Fenomen që 12 vjeç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 13:47

Trajneri i parë i Ronaldos: Fenomen që 12 vjeç

Është njeriu i parë që besoi te Kristiano Ronaldo, por Leonel Pontes nuk është një emër shumë i njohur për futbollin botëror. Trajneri i parë i portugezit është një bashkëqytetar i tij, pasi të dy janë me origjinë nga Funçali i Madeiras.

412870_TS_08-09-18_7994874575_

Fati deshi që rrugët e tyre të bashkohen në Lisbonë, ku njëri ishte trajner e tjetri një talent nga të shumtit në akademi. Në lidhje me takime e para me Kristianon, Ponte u shpreh: “Kishte fizik të dobët, por dukej që kishte stof kampioni. Ishte shumë i shpejtë, por nuk kënaqej kurrë dhe shpesh e shihja të vraponte me pesha të lidhura në kavilje. Driblimi ishte arma e tij që 12 vjeç, por forca e vullnetit e bëri ky që njohim sot”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"