Trajneri i Lushnjës vlerëson Egnatian, Gjyla: Sfidojmë ekipin më të fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 13:38

Trajneri i Lushnjës vlerëson Egnatian, Gjyla: Sfidojmë ekipin më të fortë

Lushnja do të përbal let sot në stadiumin “Hasan Zyla” të Rrogozhinës me Egnatian kryesuese të Grupit B. Për këtë ndeshje që luhet për kreun e renditjes, trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, shprehet optimist dhe në të njëjtën kohë vlerëson maksimalisht Egnatian. Në bisedën për “Panorama Sport”, kreu i pankinës lushnjare theksoi se rrogozhinasit janë për momentin skuadra më e fortë e grupit.
gjyla

“Normalisht është një ndeshje e radhës për ne, si të gjithë ndeshjet e tjera. Megjithatë, ne i marrim hap pas hapi. Këtë takim mendoj se do ta marrim seriozisht dy herë. Seriozisht, sepse kemi një ndeshje që duhet dhënë maksimumi. Aq më tepër që kemi të bëjmë me një skuadër nga më të fortat e grupit, për të mos thënë më e forta. Kjo tregohet me faktin që kundërshtari ka marrë dy fitore në po kaq ndeshje. Një fitore në transfertë, që dihet se janë të vështira dhe një tjetër me një skuadër pretendente si Bylisi. Pra, është ekipi më i fortë për momentin”, deklaroi Gjyla.

SITUATA Trajneri i verdhejeshilëve konfirmoi mungesën e lojtarit të krahut të majtë, Enea Sulkja, si dhe theksoi se Lushnja do të mundohet ta përballojë kundërshtarin, duke mos dalë pa pikë. “E kemi marrë shumë seriozisht gjatë gjithë javës. Do t’i përgjigjemi dhe do të mundohemi ta frenojmë me një lojë të mirë, duke dhënë maksimumin çdo futbollist. Megjithatë, thashë edhe një herë. Është një ndeshje që duhet luajtur. Skuadra është përgatitur si në të gjitha ndeshjet e tjera. Kemi Sulkjen mungesë, siç e kishim edhe në ndeshjen me Orikumin. E kam thënë edhe më përpara, një futbollist t’i mungojë Lushnjës i hap shumë probleme, sepse aq kemi. Megjithatë, pa dashur t’i ofendoj futbollistët e tjerë, përgatisim të njëjtët dhe do të mundohemi ta përballojmë kundërshtarin, që aktualisht kryeson grupin”,

form

theksoi tekniku verdhjeshil. Përballja midis skuadrave që e njohin mirë njëra-tjetrën, sipas trajnerit lushnjar do të fitohet nga impenjimi dhe dëshira. “Ekipet janë aty-aty. Është ajo dëshira për ta fituar ndeshjen. Është ajo që e zgjidh këtë. Mendoj që me një impenjim maksimal të futbollistëve, do ia dalim. Kjo është ajo që kërkoj unë për ndeshjen e sotme. Një impenjim maksimal dhe pastaj le ta fitojë më i miri”, mbylli prononcimin për “Panorama Sport” trajneri Gjyla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"