Trajneri i Kairatit “fajëson” Dajën: Të përgëzoj për lëvizjet, më mashtrove me Latifin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2017 | 10:32

Trajneri i Kairatit “fajëson” Dajën: Të përgëzoj për lëvizjet, më mashtrove me Latifin

Skënderbeu i ha “kokën” trajnerit gje orgjian të Kairat Almatit, Kakaber Tshadadze. Dje ai ka paraqitur dorëheqjen pas eliminimit nga Liga e Europës dhe presidenti i klubit kazak ia ka miratuar. Por, çfarë ndodhi pas ndeshjes në Korçë? “Panorama Sport” zbulon se çfarë kanë thënë në takimin dyminutësh në tunelin e stadiumit trajneri gjeorgjian dhe Ilir Daja i Skënderbeut.

daja

“Të përgëzoj për lëvizjet që bëre. Ishin vërtet të mençura për të zënë në befasi ekipin tim. Më ke surprizuar me Latifin nga e majta në qendër. Unë kisha parashikuar mbrojtësin e djathtë dhe qendërmbrojtësin që të ishin prapë Latifit. Por, edhe gazetarëve u kishe dhënë këshilla që të na provokonin gjatë gjithë kohës. Gjithsesi, urime dhe suksese më tej!”.

Kanë qenë këto fjalët e para të trajnerit Tshadadze drejtuar Ilir Dajës pas daljes nga salla e konferencave për shtyp në stadiumin “Skënderbeu”. Fjalëve të gjeorgjianit, Daja i është kthyer vetëm me një shtrëngim duarsh dhe urimin gjithashtu për suksese të mëtejshme, edhe pse ekipi që ai drejton e detyroi që dje të jepte dorëheqjen.

Skënderbeu-Kairat ishte një takim ku me të vërtetë skemat dhe idetë e përdorura nga trajneri Daja dhe ekipi i tij befasuan së tepërmi kundërshtarin kazak.

SKEMAT

Pika e parë e filozofisë së trajnerit Daja qëndroi në zhvendosjen që në fillim të takimit që i bëri Xhejmsit me Latifin. Nigeriani nga qendra u spostua si mesfushor i majtë, për të lënë kosovarin e Kombëtares shqiptare si sulmues kryesor të ekipit. Pra, duke formuar atë që trajnerët e cilësojnë si 9-ta false në fushë. Pikërisht kjo lëvizje nxori blof të gjithë mekanizmat që trajneri Tshadadze kishte ngritur për të bllokuar Latifin.

Ndaj sulmuesit prishtinas ishin tre lojtarë që do ta markonin nga afër, mesfushori i qendrës, mbrojtësi i djathtë dhe qendra e djathtë e prapavijës. Lëvizja e Latifit si sulmues i parë çorientoi prapavijën e Kairatit, duke i dhënë shumë mundësi ekipit të Skënderbeut të fitonte terren. Kjo lëvizje gjithashtu i lejoi Skënderbeut që Latifi të kursente më shumë energji fizike gjatë pjesës së parë, për t’i shfrytëzuar më pas në pjesën e dytë.

Ky ishte dueli i parë i fituar nga Daja. Një tjetër lëvizje e zgjuar e trajnerit të Skënderbeut ishte edhe alternimi i herëpashershëm i Lilajt me Osmanin në mesfushë. Dy korçarët shpesh zëvendësonin njëri-tjetrin si digë e parë para mbrojtjes, duke dhënë më shumë mundësi lëvizje të krahëve të mesfushës, por edhe duke çorientuar disi ekipin kundërshtar kryesisht në nisjet e aksionit.

Fakti që mesfusha e kundërshtarit ishte pasive kur humbte topin i mundësoi Dajës dhe Skënderbeut të kishte më shumë kohë për t’u organizuar dhe pikërisht një gjë të tillë trajneri e ka kërkuar vazhdimisht. Një repart të fortë në qendër të fushës dhe lojtarë që përplaseshin për çdo top. Një tjetër pikë kjo e fortë e Skënderbeut që bëri diferencën në të dy takimet.

Por qershia mbi tortë që i dha zgjidhjen takimit ishte zëvendësimi i Xhejmsit me Plakun. Pavarësisht se Daja e “shiti” si një zëvendësim të detyruar, hyrja e Plakut në fushë dhe kalimi i tij në majë i dha më shumë gjatësi ekipit në fushë.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"