Trajneri i Jang Bojs nuk u beson lojtarëve të vet: Preferoj më mirë t’i ndjek vetë kundërshtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2017 | 18:26

Trajneri i Jang Bojs nuk u beson lojtarëve të vet: Preferoj më mirë t’i ndjek vetë kundërshtarët

Trajneri  i Jang Bojs, Adi Huter, ka deklaruar se pret një ndeshje të vështirë në Elbasan përballë Skënderbeut, një ekip për të cilin ai ka folur mjaft mire duke treguar se e kishte studiuar.

adi huter

“Pres një ndeshje të vështirë. Skënderbeu ka tashmë eksperiencë në Europë dhe do të na krijojë probleme, duke qenë se do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve të saj. Parashikimi? Asnjëherë nuk mund ta dimë si do të dalë një ndeshje, pasi ka shumë faktorë që mund të ndikojnë si për shembull 11-metërsh të akorduar apo edhe kartonë të kuq.

Dështim në rast se nuk fitojmë? Ne e respektojmë Skënderbeun. Është një skuadër që ka elemente cilësorë. Patjetër që do të kërkojmë fitoren, por të shohim. Kemi disa mungesa për këtë përballje”, tha ai para gazetarëve.

I pyetur për shanset kualifikimit, ai renditi Dinamon e Kievit si ekipin më të fortë në grup, ndërsa pastaj theksoi se tre ekipet e tjera do të mundoheshin të siguronin vendin tjetër që të çon në fazën me eliminim direkt.

“Dinamo është një nga rivalët dhe pretendentët kryesorë për të kaluar grupin, ndërsa të tre skuadrat e tjera do të kërkojnë që të kualifikohen. Edhe ne mund të dalim të parët në këtë grup. Barazuam në sfidën e parë, ndërsa Skënderbeu u mund dhe për këtë do të kërkojmë që të dyja skuadrat që të marrim më të mirën. E rëndësishme për ne do të jetë që të bëjmë lojën tonë dhe atë që dimë të bëjmë më mirë”, theksoi Huter.

I pyetur më pas rreth Taulant Seferit dhe nëse kishte marrë nga ai informacione për ekipin korçar, Huter ka bërë të qartë se për të, në raste të ngjashme, fjala e futbollistëve kishte pak vlerë. “Seferi është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ka kaluar një periudhë jo të mirë për shkak të dëmtimeve. E njoh Skënderbeun, por preferoj më shumë që të ndjek vetë kundërshtarët e mi sesa të dëgjoj nga lojtarët”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"