Trajneri i Fejnord nuk i reziston tundimit pas humbjes: Një ekip italian që e drejton Murinjo…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 0:39

Trajneri i Fejnord nuk i reziston tundimit pas humbjes: Një ekip italian që e drejton Murinjo…

Fejnord ka humbur sot mundësinë që të siguronte një trofe historik që iu mungonte që prej vitit 2002. Por skuadra holandeze është mundur nga Roma në finalen e Tiranës e kthehet në shtëpi duarbosh, pas një rrugëtimi që gjithsesi do të mbetet në histori për të.

arne slot

“Është gjithmonë interesante kur sheh si shkojnë 15 minutat e parë. Në atë pjesë ne kishim kontrollin e ndeshjes. Por një pjesë loje zgjat 45 minuta. Dhe problemet tona ishin me zgjedhjet që bënë lojtarët tanë, me apo pa topin”, analizoi trajneri Arne Slot pas takimit në konferencë për shtyp.

“U thashë lojtarëve gjatë pushimit që ata duhej të bënin më mirë. Në pjesën e dytë ne ishim të vëmendshëm që në fillim, por duhet pak fat dhe ne nuk e kishim. Kishim kohën dhe mundësinë që të shënonim dhe nuk ia dolëm. Ndoshta ka të bëjë edhe me cilësinë e kundërshtarëve.

Në një finale nuk ke dhjetëra shanse, mund të kesh dy. Në një finale ndaj një skuadre Italiane është veçanërisht e vështirë të krijosh raste e aq më shumë kur është një skuadër italiane e drejtuar nga Murinjo”, tha Slot pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"