Trajneri dhe 4 lojtarë “ngujohen” në Linzë, 3 italianë të Dinamos u kthyen me ndihmën e Ambasadës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 20:13

Trajneri dhe 4 lojtarë “ngujohen” në Linzë, 3 italianë të Dinamos u kthyen me ndihmën e Ambasadës

 Me ndërprerjen e kampionateve, skuadrat u shpërndanë dhe futbollistët u kthyen në shtëpitë e tyre, ndërkohë që një problem më vete është ai i të huajve, që në klubet tona nuk janë të paktë. Dinamo e Kategorisë së Parë është një skuadër që ka shumë të huaj në përpbërje, duke nisur me presidentin, stafin teknik dhe futbollistët.

dinamo

Deri dje në mëngjes, siç shpjegon për “Panorama Sport” administratori Ermal Barushi, të gjithë italianët e Dianmos kanë qëndruar në rezidencën e skuadrës në Linzë, por tashmë tre prej tyre janë kthyer në Romë.

 

received_1133540616990405

“Gjatë ëksaj kohe, presidenti Marko Pontreli, trajneri Kamarata dhe futbollistët italianë, kanë qëndruar në hotelin e skuadrës në Linzë. Janë larguar drejt Italisë dy futbollistë, Pontreli dhe Dovidio, si dhe një pjesëtar i stafit, për probleme familjare.

barushi

Largimi i tyre është bërë i mundur me ndihmën e Ambasadës Italiane në Tiranë, që është marrë me organizimin e udhëtimit.

received_565534217395450

Tani në Linzë ndodhen trajneri Kamarata, presidenti Pontreli dhe 4 lojtarë, italianët Paterni dhe Ortolani, ekuadoriani Salazar dhe Renato Spahiu, një lojtar shqiptar që ka ardhur nga Greqia”, sqaron Barushi.

received_1058026314596181

Dinamo bën pjesë në Grupin B dhe lufton për qëndrimin në Kategorinë e Parë. Drejtuesit e skuadrës e konsiderojnë të drejtë pezullimin e aktivitetit dhe janë në pritje të vendimeve të tjera nga ana e FSHF-së.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"