Tragjedi/ U përfshi në aksidentit horror, ndërron jetë piloti 19-vjeçar i MotoGP-së
Një lajm i hidhur tronditi ditën e sotme MotoGP, teksa piloti Xhejzon Dupaskier ka ndërruar jetë pas plagëve të shumta të marra në aksidentin e djeshëm.
19 vjeçari u përfshi në një aksident horror në provat zyrtare të ditës së djeshme për kualifikueset e MotoGP 3 në Itali. Dupaskier u dërguar menjëherë në spital ku ju nënshtrua një operacioni, por nuk mundi t’i rezistonte dot plagëve të marra.
Lajmi u bë i ditur nga faqja e MotoGP-s në “Twitter” e cila shprehu trishtimin për ndarjen nga jeta të pilotit 19 vjeçar.
We’re deeply saddened to report the loss of Jason Dupasquier
On behalf of the entire MotoGP family, we send our love to his team, his family and loved ones
You will be sorely missed, Jason. Ride in peace pic.twitter.com/nZCzlmJsVi
— MotoGP™? (@MotoGP) May 30, 2021
Lindur në Bule, një qytet i vogël zviceran, në 7 Shtator 2001, Dupaskier ishte djali i Filip Dupaskier dhe ky një pilot garash me motorra. Debutimi botëror kishte ardhur vetëm vitin e kaluar, ku mori pjesë për herë të parë në MotoGP 3 nën skuderinë PruestelGP. Këtë vit, pas vetëm pesë garash, piloti zviceran kishte grumbulluar 27 pikë në 5 gara, ku rezultati më i mirë ishte vendi i shtatë nënë garën në Spanjë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"