“Tradhtohet” Interi, zëvendësuesi i Handanoviç bën prapakthehu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 22:29

“Tradhtohet” Interi, zëvendësuesi i Handanoviç bën prapakthehu

Në merkaton e verës u përfol shumë për arritjen e një marrëveshje midis Interit dhe portierit të Ajaksit, Andre Onana, por situata duket se ka ndryshuar në disfavor të zikaltërve.

onana

Gardiani francez ka pranuar se hipoteza për të rinovuar kontratën me Ajaksin qëndron dhe gjithçka do të zbulohet në të ardhmen.

‘’Gjithçka mund të negociohet, unë jam akoma i hapur për hipotezën e një kontrate të re me Ajaksin.

Në verë kam pasur kontratë dhe me Lionin e Nicën, por nuk gjetëm marrëveshjen e duhur’’, ishin fjalët e 25-vjeçarit duke i mbyllur në një farë mënyre derën Interit.

Onana shikohej si zëvendësuesi i Handanoviç tek zikaltrit, pasi vitet e tepërta mbi shpatulla kanë bërë që gardiani slloven të humbasë një pjesë të mirë të reflekseve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"