Toti i shtrin dorën Spaletit: Ka qenë gjithmonë trajner i madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 22:51

Toti i shtrin dorën Spaletit: Ka qenë gjithmonë trajner i madh

Françesko Toti rikthehet të flasë për Luciano Spaletin dhe e bën këtë duke shpenzuar fjalë shumë të ëmbla për ish-trajnerin e tij, me të cilin marrëdhëniet u ndërprenë papritur pas tërheqjes së ish-kapitenit të Romës nga futbolli: “Nuk e prisja një Napoli të tillë, por e dija. Është një ekip i mirë me një trajner fantastik, pra një kombinim i arrirë”.

Toti Spaleti

Fjalët e legjendës për Napolin në deklaratën e dhënë për “Sky Sport” nuk u mbyllën me aq. “Napoli ka bërë më të mirën dhe pati fat që nuk gjeti një ekip që mund t’i ndiqte. Kur luaja unë, kishte ekipe Juve ose Inter që në 20 ndeshje fitonin 19.

Sivjet nuk ishte kështu”, vijoi ish-romanisti. Në kohët e fundit, edhe pse në distancë, Toti e Spaleti kanë lënë hapur një takim për të sqaruar gjërat në lidhje me sezonin e fundit të fantazistit si profesionist. Për momentin mjaftojnë fjalët e ëmbla, teksa fjala e Totit zhvendoset te kombëtarja.

“ Mançini më detyrohet një qerasje, pasi isha unë që e prezantova me Reteguin. E kisha parë në disa video dhe ai me kishte lënë përshtypje fantastike si nga ana fizike ashtu edhe nga ajo mendore. Megjithatë nuk e kam sinjalizuar unë te Mancini.

Retegui është një djalosh që e meriton, sepse ka një familje që e ndihmon pas vetes. Mendoj se do të ketë një të ardhme të ndritur. Sa për kombëtaren, ajo e jonaishte një kohë tjetër kur luanim, të gjithë ishin nga vendi i tyre, por tani futbolli ka ndryshuar dhe tani Mancini ka probleme, veçanërisht me sulmuesit. Do të fokusohesha te sektorët e të rinjve për të rritur talentet italiane”, shpjegoi Toti. E pashmangshme që 44-vjeçari të mos fliste për Romën:

“Më mirë të mos flas për këtë, përndryshe do të thonë se kam bërë ose kam thënë diçka të gabuar. Roma mund të arrijë në zonën e “Champions” dhe shpresoj të bëjë mirë në Ligën e Europës. Gjëja që ka rëndësi janë rezultatet, dhe jo nëse luan mirë apo keq. E diela do të jetë një ndeshje themelore për Romën kundër Sampit.

Nuk e di pse Beloti dhe Abraham shënojnë kaq pak, por shpresoj që të bëjnë më shumë në dhjetë ndeshjet që kanë mbetur. “Së fundi, një shaka për të ardhmen e Antonio Kontes: “Ku duhet të shkojë? Ai ka shumë zgjedhje dhe mundësi. Mendoj se do të marrë kohë për të vendosur se cili do të jetë vendi më i mirë për të filluar përsëri”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"