Totenhemi do Piatekun, Milan ofron në këmbim 20 milionë euro për “ushtarin” e Murinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 22:07

Totenhemi do Piatekun, Milan ofron në këmbim 20 milionë euro për “ushtarin” e Murinjos

Milani po punon intensivisht që të përforcojë skuadrën gjatë merkatos së janarit për të shmangur ecurinë zhgënjyese deri tani.

MILANI

Sipas mediave të huaja, drejtuesit e klubit italian kanë ofruar rreth 20 milionë € për mbrojtësin e djathtë të Totenhemit Serxhi Orier. Lojtari nga Bregu i Fildishtë është njëri prej “besnikëve” të Hoze Murinjos në fushë duke u aktivizuar në të gjitha takimet që nga koha e zbarkimit të portugezit në Londër.

a0e23c0f434aa67aafd9779e654b4352

Por, nga ana tjetër, “Spërs” nuk pranojnë ta shesin futbollistin për më pak se 30 milionë €. Megjithatë, asgjë nuk duket e pamundur pasi Milani mund të pranojë të ofrojë në këmbim sulmuesin Krishtof Piatek, i cili thuajse nuk ka asnjë hapësirë në skuadrën kuqezi pas ardhjes së Ibrahimoviçit në Itali. Edhe Totenhemi vetë kërkon shërbimet e 24-vjeçarit polak, të cilin e sheh si zëvendësuesin e përshtatshëm për bomberin anglez Herri Kejn, i cili do të mungojë për një kohë të gjatë për shkak të një dëmtimi të rëndë.

piontek

Të shohim nëse Milan dhe Totenhem do të pranojnë të kryejnë këtë shkëmbim mes tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"