Torasa nuk luan, Shehi vendos për formacionin ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 9:56

Torasa nuk luan, Shehi vendos për formacionin ndaj Kukësit

Agustin Torasa nuk do të luajë me Kukësin. Shkaqet mbahen të fshehta, ndërsa drejtori teknik thotë se ka dhimbje barku, ndërsa stafi probleme fizike. Vetë Torasa nuk duket në stërvitje. Dje ka munguar edhe Grent Halili. Zyrtarisht ka probleme me dhëmballën.

torasa

Me dy mungesa Shehi, ka vendosur që luajë me formacion 4-4-1-1. Trajnerit i është mbushur mendja që Jurgen Çelhaka duhet të luajë nga minuta e parë. Në vend të Torasës luan Danso si mesfushor i djathtë. Mbrojtja nuk ndryshon nga sfida e fundit me Skënderbeun. Ulet në stol Giamfi dhe Kale konfirmon të qenit titullar në krahun e majtë.

Veç Agustin Torasës, bardheblutë nuk kanë asnjë lojtar që shqetëson fizikisht. Të gjithë janë të shëndetshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar ekipin bardheblu. Në stërvitjen e djeshme është punuar shumë për goditjet në ajër dhe lojën inaktive. Shehi ka kërkuar me doemos që lojtarët të jenë të vëmendshëm.

for

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"