“Topi i Artë”, Ronaldo dhe Mesi shumë larg. Ja favoriti për ta fituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2021 | 14:03

“Topi i Artë”, Ronaldo dhe Mesi shumë larg. Ja favoriti për ta fituar

Kilë Mbape është lojtari favorit për të fituar “Topin e Artë”. Çmimi më i rëndësishëm individual për lojtarët, pritet të fitohet nga sulmuesi i Francës, i cili nga bastet kuotohet si favorit.

Ronaldo.Portogallo.2020.Mbappe.Francia.750x450

Sipas “Agipronews” Mbape si fitues i “Topit të Artë”, kuotohet me koeficientin 3.5. Pas tij vjen mesfushori i Çelsit, Ngolo Kante, i cili fitoi Ligën e Kampioneve me Çelsin dhe kuotohet me koeficientin 4.5 si fitues.

Pas tij vjen Levandovski me 5 ndërsa De Bryjne renditet i katërti me 7.5 dhe Lukaku mbyll vendin e pestë më 12. Ronaldo dhe Mesi janë shumë larg, me portugezin që kuotohet me 20, ndërsa argjentinasi me 15.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"