Tomori nuk ndalet, marrin në limitet e merkatos mesfushorin nga Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2021 | 21:39

Tomori nuk ndalet, marrin në limitet e merkatos mesfushorin nga Superiorja

Tomori nuk ka të ndalur në merkato. Në limitet e saj, ka huazuar një tjetër lojtar. Pas Enes Isufit, Endri Markut, Aldrit Oshafit dhe Mario Barjamajt, kanë siguruar shërbimet e Sali Kumanit. Kishte ditë që negocionin me Apoloninë dhe ia kanë dalë.

Sali Kumani

Me rikthimin e beratasit, blindojnë edhe mesfushën. Ndonëse donin që të merrnin edhe Efijong Ejoh, fierakët nuk kanë dhënë “viston”. Gjatë pasdites së djeshme, Kumani ka zhvilluar seancën e parë me ekipin e ri. Për gazetën ka folur Mario Barjamaj, i afruar pak ditë më parë në ekip. Mesfushori i ardhur “borxh” prej Bylisit, shprehet: “Nuk dua ta fsheh kënaqësinë për këtë huazim, pasi bëhet fjalë për një skuadër me tradita dhe një qytet që e do futbollin.

Kështu që, më duhet të pranoj vendimin e klubit të Bylisit që më dhanë këtë mundësi të luaj me Tomorin, edhe pse Superiorja është një ëndërr për mua. Gjithsesi, kjo lëvizje më jep mundësi që të evidentoj vlerat e mia dhe të jem protagonist. Do jap gjithçka nga vetja, që të realizojmë misionin, që është ngjitja në elitë”, ka përfunduar mesfushori 22-vjeçar.

EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"