Tomori ngre flamurin, Brunild Pepa: Shijen e golit e gjej kundër Vorës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2022 | 10:22

Tomori ngre flamurin, Brunild Pepa: Shijen e golit e gjej kundër Vorës

Tomori e ka nisur vitin 2022 me ndryshime, kur risitë janë jo vetëm në anën tekniko-taktike (me emërimin e stafit të ri), por edhe në aspektin vizual dhe imazh.

FLAMURI TOMORI

Lëvizja e fundit në kampin beratas ka qenë vendosja e flamurit kombëtar në ambientin e brendshëm të stadiumit.

Gjatë këtij sezoni në shtyllën në pjesën ka munguar flamuri kombëtar, por ai do të jetë prezent duke filluar nga ndeshja e radhës me Vorën. Është dashur ndihma e forcave zjarrfikëse për të vendosur flamurin kuqezi në shtyllën e gjatë brenda stadiumit.

BRUNILD PEPA – Gjatë merkatos së janarit është përfolur shumë për një lëvizje të mundshme të Brunild Pepës drejt skuadrës së vendlindjes, Lushnjës, por bllokimi që i bënë drejtuesit e klubit tregon se sulmuesi është i domosdoshme për Tomorin.

Pepa ka kaluar një periudhë dëmtimi në përfundim të fazës së parë, por tani e ka lënë pas dhe është i gatshëm për trajnerin Klodian Arbëri. Në Berat janë të bindur se me rikthimin e Pepës, skuadra do të ketë sulmin efikas të fazës së parë, ku lushnjari së bashku me Oshafin kanë qenë produktivë.

Në lidhje me situatën e tij dhe pragndeshjen me Vorën, për “Panorama Sport”, Brunild Pepa u shpreh:

“Te Tomori më kanë vlerësuar në të gjitha aspektet dhe u jam shumë mirënjohës, veçanërisht drejtuesve të klubit.

Ndiej detyrim moral që t’ua shpërblej të gjithëve me paraqitjen në fushë. Kështu që, jam shumë i fokusuar te ndeshja me Vorën, për të fituar këtë takim, pasi që do të ishte dhurata më e bukur për trajnerin Arbëri. Por më së shumti, mua personalisht më mungon shija e golit dhe ndaj Vorës do të bëj gjithçka që të gjejë rrugën e rrjetës”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"