Tjetër sinjal për shitjen e mundshme të Interit/ “Suning” pezullohet nga bursa, “Alibaba” gati të marrë kontrollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 11:57

Tjetër sinjal për shitjen e mundshme të Interit/ “Suning” pezullohet nga bursa, “Alibaba” gati të marrë kontrollin

Zhang Jindong, pronari i Interit, rrezikon të humbasë kontrollin e “Suning.com”, mes shitësve më të mëdha në Kinë të elektronikës dhe materialeve të tjera të konsumit.

e245616ed7bfb82b

Shoqëria aziatike, aksionet e të cilës janë pezulluar ditën e djeshme në Bursën e Shenzhen, ka referuar që ortakët kanë planifikuar të shesin 20-25% për blerës anonimë në mënyrë për të grumbulluar fonde, në bazë të asaj që u tha nga themeluesi Zhang Jindong dhe shoqëria “Suning Appliance Group” në zotërim, respektivisht, të 20,96% dhe 19,88%. Mes aksionarëve ndodhet edhe kolosi i shitjeve në internet “Alibaba” me 19,99%, si pjesë e një partneriteti strategjik të firmosur në vitin 2015.

STRATEGJI – Agjencia kineze ka komunikuar që 20-25% e kapitalit do të transferohet me një ndryshim të kontrollit që sot për pak më shumë se 50% i takon familjes Zhang. Kërkesa e grupit “Suning”, siç kuptohet edhe nga shitja e mundshme e FC Jiangsu-së (klubit tjetër në pronësi) një blerësi që do të marrë përsipër borxhet, është e një financimi që do të mund të arrihet përmes një bashkimi apo shtimi të kapitalit.

Ndërkohë e përditshmja ekonomike britanike “Financial Times”, agjencia e Nankinit parashikon shitjen e një kuote të aksioneve të njërës prej degëve të kontrolluara për një shifër prej 1 miliardi e gjysmë dollarë (pak më tepër se 1,2 miliardë euro), në përpjekje për të forcuar financat.

Në një komunikatë informative të shpërndarë ditën e djeshme, “Suning.com” ka afirmuar që me shitjen e kuotave të planifikuar do të përforcohet struktura aksionere e klubit për të vijuar strategjinë afatgjatë. Ndërkohë priten komunikime nga Zhangët. Për momentin qarkullojnë vetëm hipoteza lidhur me të ardhmen e klubit, mes hyrjes së shtetit në kapital dhe kalimit të kontrollit tek “Alibaba” i Xhek Ma.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"