Tjetër disfatë në kualifikueset e Europianit, Kombëtarja U-17 e femrave mposhtet nga Greqia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2019 | 17:53

Tjetër disfatë në kualifikueset e Europianit, Kombëtarja U-17 e femrave mposhtet nga Greqia

Kombëtarja U-17 e femrave u mposht ditën e sotme nga Greqia U-17 me rezultatin minimal 1-0 në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Europianit.

Femra U17

Pas disfatës 10-0 në sfidën e parë ndaj Irlandës, vajzat kuqezi regjistruan një tjetër humbje. Ishte Papatheodoru që në minutën e 43-të realizoi golin e fitores për kombëtaren greke. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund.

Sfidën e radhës Shqipëria do ta luajë ndaj Lituanisë U-17, që ashtu si vajzat kuqezi, ndodhen në kuotën e 0 pikëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"