Titullarët e Laçit pezull, konkurrenca shton dilemat e Starovës ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2019 | 10:53

Titullarët e Laçit pezull, konkurrenca shton dilemat e Starovës ndaj Partizanit

Pushimi i ka bërë mirë Laçit. Kur rifillimi i kampionatit është në prag, kurbinasit janë më “të uritur” se kurrë.

laci

Nisja e këtij sezoni nuk ka qenë fort bindëse, ndaj forma më e mirë për të ndryshuar atmosferën është që të mposhtin Partizanin. Sulejman Starova e njeh mirë kundërshtarin, por e ka të qartë se këtë herë ata vijnë me statusin e kampionit. Kjo gjë nuk i pengon aspak bardhezinjtë që të tentojnë surprizën dhe të marrin pikët që aq shumë i duhen.

“Bobi” do të ketë një grup më të plotë, ndërsa i janë kthyer jo vetëm lojtarët e angazhuar me Shpresat, por edhe Teko që ka kaluar penalizimet e mbartura dhe problemet shëndetësore. Një forcë më shumë do të jetë edhe sulmuesi i afruar rishtas, braziliani Stenio Garcia Dutra. Më shumë opsione dhe konkurrencë e shtuar bën që askush të mos e ketë vendin e sigurt në formacion dhe dilemat të shtohen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"