Tirana me sytë nga e ardhmja, Halili nxiton për stadiumin. Ja kostot e abonimeve për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2021 | 16:13

Tirana me sytë nga e ardhmja, Halili nxiton për stadiumin. Ja kostot e abonimeve për sezonin e ri

KF Tirana nxiton që të materializojë idenë e rindërtimit të “Selman Stërmasit”. Kështu, po ecet me ritme shumë të mëdha që ky projekt gjigant të marrë jetë sa më shpejt dhe klubi bardheblu të marrë OK-in e qeverisë dhe bashkisë. Stadiumi i dytë i kryeqytetit me shumë mundësi do të shndërrohet në një impiant komod.

Selman Stermasi

Projekti përflitej prej kohësh dhe duket se ka ardhur koha që gjërat të kthehen në realitet. Në fakt, e gjithë ideja është e presidentit të Tiranës, Refik Halilit, i cili ka investuar në këtë projekt dhe beson shumë që në fund do të ketë një stadium, të krahasueshëm me “Air Albania”-n. Prej kohësh projekti është në planet e klubit Tirana. Madje, janë bërë edhe hapat e parë për të njohur drejtuesit e shtetit dhe ndoshta shumë shpejt do të ketë një finalizim si për mënyrën e financimit dhe detajet e projektit që në plan të parë është shumë i bukur, mbushur me ngjyrat bardheblu.

hALILI

Presidenti Refik Halili e ka çuar projektin në ministritë përkatëse dhe në zyrën e kryeministrit. Ideja do të hidhet në letër dhe do të nisin procedurat vetëm nëse miratohet nga bashkia dhe qeveria, sepse klubi kërkon që të jetë i qartë për shpenzimet dhe të mos rrezikojë edhe një ide që mbetet në maket. Për sa i përket financimit, nuk përjashtohet mundësia që FSHF të negociojë me UEFA-n për të dhënë edhe institucioni ndërkombëtar i futbollit një shumë si në rastin e “Air Albania”- s ose mund të ketë financime nga shteti apo partnerë privatë.

Për momentin klubi Tirana e ka në përdorim stadiumin “Selman Stërmasi”. Ai është pronë e bashkisë, por kjo e fundit mund të pranojë idenë që u vu në zbatim në rastin e ish- “Qemal Stafës”. Me dy stadiume në kryeqytet, një në Kukës, Shkodër, Elbasan, Fier e më pas Durrësi, Kategoria Superiore plotësohet në infrastrukturë.

KOSTOJA – Është llogaritur që stadiumi mund të ndërtohet me 40 milionë euro. Kjo është një shifër e parë, por që mund të ndryshojë në varësi të kapacitetit të këtij stadiumi dhe luksit. Në “Selman Stërmasi” do të jenë 14 mijë vende të ulura. Një stadium goxha i madh, por jo i vogël, që i shtohen 6 mijë vende nga kapaciteti ekzistues. Do të rritet 14 metra nga fusha dhe do të ketë një shikueshmëri perfekte. Nga ana tjetër, Tirana mendon që këtë stadium do ta ketë pothuajse plot në çdo ndeshje të kampionatit, pasi kushtet do të jenë akoma më të mira se “Air Albania”.

abone

O. AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"