Tirana i pagoi me gjobë gjysmën e dënimit, mesfushori është gati për Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 21:31

Tirana i pagoi me gjobë gjysmën e dënimit, mesfushori është gati për Bylisin

Tirana do të luajë nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, në transfertë ndaj Bulisit. Ze Maria do të ketë edhe një sfidë personale, për të mundur rivalët kryesorë të kampionatit.

Ze Maria

Për ditën e nesërme, klubi bardheblu ka paguar edhe gjysmën e dënimit me gjobë për Toni Mavejen, që u dënua me 2 javë nga Komisioni i Disiplinës. Maveje konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm nga tekniku brazilian, dhe ai dëshironte ta kishte me patjetër ditën e nesërme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"