Tirana gjen portierin, firmos Ilir Avdyli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2016 | 13:46

Tirana gjen portierin, firmos Ilir Avdyli

Tirana gjen portierin. Është pikërisht futbolisti nga Kosova Ilir Avdyli i cili ditën e sotme ka firmosur për bardheblutë kontratën e re dhe është prezantuar si lojtari më i ri i 24 herë kampionëve të vendit.avdyli Avdyli ka qenë pjesë e disa skuadrave në kampionatin kosovar dhe së fundmi pjesë ekipit të Hajvalisë. Avdyli ka firmosur kontratën që e mban të lidhur me Tiranën deri në fund të sezonit me mundësinë e një rinovimi të mundshëm në përfundim të këtij edicioni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"