Tirana fitore në sekondat e fundit, triumfon ndaj Kumanovës në Ligën Ballkanike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2017 | 21:12

Tirana fitore në sekondat e fundit, triumfon ndaj Kumanovës në Ligën Ballkanike

Klubi i Basketbollit të Tiranës, ka fituar në sekondat e fundit, ndeshjen e saj ndaj Kumanovës, të vlefshme për Ligën Ballkanike. Kampionët e Shqipërisë fituan me rezultatin 75-73, në një përballje sa emocionuese aq edhe dramatike.

Tirana Basketboll

Perioda e parë ishte e balancuar, ndërsa më pas Tirana thelloi diferencën. Ekipi shqiptar i Maqedonisë mundi të rihapë sfidën, deri kur në periodën e fundit shifrat ishin baraz në 71 pikë. Në sekondat e fundit, erdhi edhe fitorja falë koshave të Abdul.

Më i miri për ekipin kryeqytetas ishin Shima dhe Hysenagolli, përkatësisht me 21 dhe 20 pikë. Sfida e radhës për Tiranën në kompeticionin ballkanik, është ajo ndaj Levskis së Sofias.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"