“Tirana duhej të guxonte më shumë me Crvena Zvezdën”, Mema: Kobina shpenzon pak energji, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2020 | 21:00

“Tirana duhej të guxonte më shumë me Crvena Zvezdën”, Mema: Kobina shpenzon pak energji, por…

Ish-trajneri i Tiranës Ardian Mema gjykoi se bardheblutë duhej të guxonte më shumë për të shënuar ndaj Crvena Zvezdës në takimin e humbur 0-1 në “Air Albania”.
memaa
Në studion e “RTSH-së”, Mema analizoi dhe lojtarin e Tirans Uinful Kobina, i cili humbi një rast ideal për të shënuar ndaj kampionëve serb. Sipas Memës, Kobina nuk shpenzon shumë energji gjatë ndeshjes, por shfaqet i rrezikshëm në minutat e fundit të lojës. Ai u shpreh se po të kishte qenë në vend të trajnerit Egbo mund ta kishte zëvendësuar lojtarin ganez, por ai po shfaqej i rrezikshëm në momentin para se të zëvendësohej.
tirana
“Ndeshjet me Dinamo Tbilisin dhe Crvena Zvezdën – Në të dyja rastet Tirana e ka filluar në pritje të kundërshtarit. Të ndosh shpesheherë kjo gjë sepse duhet ta lexosh kundërshtarin dhe lojën. Duke kaluar minutat, Tiana doli te loja e vet. Tirana ka qenë disi në ekuilibër me të dyja ekipet. Në kampipnat ka qenë më agresive. Ta dikton dhe fakti që ishte me një ndeshje dhe të mos pësosh gol. Me Crvena Zvezdën në 10 minutat e para ishte pak e vakët, pastaj u vendos në ekuilibër. E kuptoi veten e vet se përse të mos e godiste kundërshtarin. Rastet nuk erdhën rastësisht. Tirana e ka krijuar fizionominë e vet.

Më shumë – Është pak e sikletshme të flasësh pas ndeshjes. Ka të bëjë si e përgatit ndeshjen. Mendimi im është se Tirana duhej të ishte guxonte më shumë kur e kuptoi lojën. Kundërshtari ra psikologjikish.
kobina
Ndërrimet –Për Kobinën që u zëvendësua, Kobina po dilte para portës. Po të isha aty, mund ta kisha ndërruar. Në ato momente po sulmonte. Nuk është lojtar që punon shumë gjatë lojës, por bëhet i  rreziksëm në minutat e fundit. Nuk shpenzon energji. Rasti i humbur? Është gjynah, po të kishte pasuar te Muçi mund të kishte shënuar”, deklaroi Mema.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"