Tifozët nuk i deshën spanjollin, duel portugezësh për pankinën e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 18:57

Tifozët nuk i deshën spanjollin, duel portugezësh për pankinën e Milanit

E ardhmja e pankinës së Milanit është ende në ajër. Nëse nga një anë duket e sigurt se klubi kuqezi do të ndajë rrugët me Stefano Piolin në fund të sezonit, nga ana tjetër nuk ka asnjë siguri rreth emrit që do ta zëvendësojë në pankinë. Klubi dukej se kishte zgjedhur Julen Lopeteguin, por protesta e tifozëve ka bërë që negociatat me spanjollin të frenojnë.

asddsadasdasadsads

Gjithsesi, trajneri i ri mund të vijë nga Gadishulli Iberik, pasi “La Gazzetta Dello Sport’; raporton se dy portugezë janë tashmë favoritët për të marrë drejtimin e “djallit”. Paulo Fonseka dhe Serxhio Konseisao janë dy emrat që tërheqin klubin italian që mendon se me ata në pankinë, mund të kthehet protagonist i vërtetë në luftën për trofe në Itali dhe në arenën ndërkombëtare.

Fonseka ka qenë prej kohësh një prej emrave më të preferuar të drejtuesve, të cilët e kishin në listën e dëshirave prej muajsh. Ndërsa Konseisao është përmendur shpesh si një trajner që mund të zbarkonte në elitën e futbollit italian. Ky i fundit “sponsorizohet” nga Horge Mendesh, menaxheri i njohur me të cilin Milani ka mardhënie shumë të mira pasi përfaqëson edhe Rafael Leaon.

Milani do të mendojë një herë çështjen e trajnerit dhe brenda javës së ardhshme priten zhvillime të rëndësishme në këtë aspekt. Më pas, tekniku i ri do të jetë ai i cili do të zgjidhë situata të tjera, duke filluar që nga identifikimi i qendërsulmuesit të ri të kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"