“Ti je frikacak, boll e ruajtët këtë gocë të vogël”, Marku kërkon me patjetër duel me Konor Ben

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2020 | 20:14

“Ti je frikacak, boll e ruajtët këtë gocë të vogël”, Marku kërkon me patjetër duel me Konor Ben

Florian Marku dëshiron të jetë mbreti i boksit në Angli, aty dhe ku ndodhet momentalisht. Emri më i njohur i boksit anglez është Konor Ben.

florian marku

Një sondazh i zhvilluar se kush mund të jetë rivali i Ben, del se Marku ka marrë vendin e parë si rivali më i mirë për tu përballur me anglezin pasi mori mbi 50 % të votave. Menjëherë pas këtij votimi, boksieri shqiptar ka reaguar në Instagramin e tij. “Kjo goca Konor e ka postuar disa ditë më parë këtë sondazh, duke thënë që unë po humbas. Shikoni tani, kam fituar. Tashmë nuk ka asnjë justifikim, ti gocë e vogël!

Fansat e boksit në Angli duan të vërtetën, ndërsa ti je një frikacak! Edi Hard (kreu i boksit), mjaft e ruajte këtë gocë të vogël”, shkroi Marku.

marku postimi


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"