Thirrja e ish-kapitenit të Partizanit: Stop huliganizmit, duam futbollin “Fair Play”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 17:50

Thirrja e ish-kapitenit të Partizanit: Stop huliganizmit, duam futbollin “Fair Play”

Ish-futbollisti dhe kapiteni i Partizanit, Përparim Daiu, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka reaguar rreth dhunës që ndodhi të premten në stadiumin e Korçës. Sipas Daiut, futbolli është sport që bashkon njerëzit dhe kur gjithçka është “Fair Play”, askush nuk humbet.

Daiu, trajneri i Lacit

Ja komenti i ishkapitenit të kuq: “Futbolli, kjo lojë kaq e bukur dhe kaq e dashur për miliona njerëz, pa dallim moshe e gjinie, kjo lojë sa magjike aq dhe burrërore, thjesht mbaron për 90 minuta ku respekti është prezent. Fiton më i miri, por askush nuk ndjehet i humbur kur për 90 minuta ka spektakël, si në fushë dhe në tribuna nga ultrasit respektivë, kur stadiumet buçasin nga ovacionet, kur fëmijët gëzojnë me idhujt e tyre, kur femrat festojnë në një ambient plot ngjyra e plot magji.

E pra, ky është futbolli që duam, “Fair Play” në fushë, “Fair Play” në tribuna. Stop huliganizmit, stop futbollit të pistë, stop! Se po na prishni ëndrrën për ta shijuar atë. Në qoftë se e doni aq shumë skuadrën e zemrës, në qoftë se e doni kaq shumë këtë lojë, u bëj thirrje të gjithë grupimeve ultras që me përfaqësuesit e tyre të mblidhen në një tryezë të përbashkët për të vendosur rregulla që nëpërmjet tyre të jetë një garë dhe të mbizotërojë respekti reciprok. Të jetë një garë “Fair Play” dhe që këtë garë ta shijojmë të gjithë, fëmijë, motra, vëllezër, nëna dhe baballarë. Kjo është fitorja për të gjithë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"