Thirren në kombëtare, zbulohen 4 talentet e Luftëtarit që do të ndiqen nga Reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 23:51

Thirren në kombëtare, zbulohen 4 talentet e Luftëtarit që do të ndiqen nga Reja

Luftëtari ka zbritur matematikisht nga Kategoria Superiore pas katër vitesh radhazi pjesë e saj, por edhe në sezonin e rënies, sërish kërkon të bëhet protagonist me afirmimin e elementëve të rinj. Këtë kampionat skuadra gjirokastrite ka përbërjen më të re, me një moshë mesatare 21.7 vjeç. Pjesë e bluzinjve janë shumë futbollistë që kanë kaluar në Kombëtaret e moshave, por që vazhdojnë ende të jenë në vëzhgim nga trajnerët Nevil Dede dhe Alban Bushi, të cilët drejtojnë aktualisht ekipet U-19 dhe U-21.
Luftetari me maska

Së fundmi, nga burime në klubin gjirokastrit, mësohet se FSHF ka dërguar katër ftesa për një “zbor” stërvitor që do të zhvillohet nga data 6 korrik deri më 9 korrik. Mësohet se në këtë grumbullim me
edhe katër lojtarë titullarë të Luftëtarit, pikërisht mbrojtësit Enes Isufi dhe Redon Dragoshi, si dhe sulmuesit Arbër Mehmetllari dhe Aldrit Oshafi. E hëna e 6 korrikut është dita e duhur që bluzinjtë e moshës 19-20 vjeç, në “antitezë” me rezultatet e arkivuara javët e fundit, të shpalosin cilësitë e tyre
shumë mundësi do të marrë pjesë edhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja, i cili bashkë me teknikët e tjerë që drejtojnë ekipet U-21, U-19 dhe U-17, do të kalojnë në “sitë” një grup të ri lojtarësh, që janë pjesë e skuadrave të Superiores.
SKENDERBEU LUFTETARI
Kësisoj, ata që do të kenë fatin për t’u testuar nga trajnerët kuqezinj janë në sytë e “strategut” Reja. Në vitet e fundit ka pasur edhe raste kur direkt nga Luftëtari janë grumbulluar në ekipin Kombëtar A. Bëhet fjalë për Kristal Abazajn, i cili pasi shkëlqeu dy sezone me gjirokastritët, kapi Kombëtaren dhe gjithashtu bëri një transferim të madh tek Anderlehti. Edhe Isufi, Dragoshi, Mehmetllari e Oshafi, që kanë nga mbi 20 ndeshje në këmbë në Superiore gjatë këtij kampionati, duan të tregojnë vlerat e tyre. Ata jo më kot zgjodhën Luftëtarin këtë sezon, pasi synonin të afirmoheshin në elitë. Dragoshi ka një të kaluar tek akademia e Tiranës dhe Erzeni, ndërsa Isufi ka qenë pjesë e Vllaznisë dhe Skënderbeut. Nga ana tjetër, Oshafi është produkt i Tomorit dhe ka luajtur pak muaj me Besën. Për shtatlartin beratas ky është sezoni i dytë te Luftëtari. Ndërsa Mehmetllari vjen pas aventurës te Lokomotiva dhe Rudes në Kroaci.

12
3 4

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"