Thellohet skandali me arbitrat shqiptarë, edhe Hamiti ngel në klasë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2018 | 10:04

Thellohet skandali me arbitrat shqiptarë, edhe Hamiti ngel në klasë

Pas Juxhin Xhajës, që FIFA i refuzoi arbitrimin në një aktivitet ndërkombëtar për U-19 (lajmi është botuar sot ekskluzivisht në “Panorama Sport”), këtë herë mësohet se testet fizike, por edhe ato teorike sa i përket gjuhës angleze, nuk i ka kaluar as gjyqtari tjetër ndërkombëtar shqiptar, Eldorian Hamiti.

Gjyqtari E. Hamiti

Edhe pse ky i fundit prej pak ditësh ndodhet në një turne për grupmoshën U-17, si i përzgjedhur nga UEFA, i ka shpëtuar refuzimit nga FIFA vetëm për çështje kohe, pasi përgjigja për moskalimin e testeve fizike dhe teorike ka ardhur në ditët kur Hamiti ka qenë i angazhuar në turneun që UEFA e kishte dërguar.

Por, është fakt tashmë se dy arbitrat e përzgjedhur nga FSHF kanë ngelur në klasë dhe pritet që të kenë një shans të dytë vetëm në përfundim të këtij sezoni.

Një ngjarje e paprecedentë, që ul ndjeshëm imazhin për arbitrat shqiptarë, të cilët kohët e fundit po bëhen gjithnjë e më tepër protagonistë negativë me gjykimet e tyre në Kategorinë Superiore. Skandali thellohet edhe për faktin se përgjegjësit e sektorit të gjykimit nuk mbajnë asnjë përgjegjësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"