“The Sun”: Mourinjo te Çelsi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2013 | 8:21

“The Sun”: Mourinjo te Çelsi

MouDo të jetë një rikthim emocional dhe i veçantë i Hoze Mourinjos në Londër, njofton “The Sun”, por caktimi i portugezit si trajner i Celsit nuk ka gjasa të shpallet zyrtarisht deri më 1 korrik. Deri atëherë, të dyja klubet, Celsi dhe Real Madridi do të mbeten larg publikimit dhe konfirmimit të një marrëveshjeje mes Mourinjos dhe Abramovicit, që është bërë tashmë. “Sepcial One” është ende nën kontratë me Realin, por në fundin e sezonit do të rikthehet në “Stamford Bridge” për një rrogë 10 milionë £  në një vit. “The Sun” ka mundur të zbulojë se ai dhe presidenti i bluve të Londrës, Roman Abramovic, janë parë duke darkuar në restorantin “La Famiglia” në Londër. Ylli holandez, Uesli Shnajder, i cili luajti për Mourinjon tek Interi, ka zbuluar se trajneri portugez ka një dashuri të thellë për Celsin. Ai tha: “Në zemrën e Hoze do të gjesh së pari gruan dhe fëmijët e tij, pastaj vjen Celsi. Ai kurrë nuk e ka mbajtur sekret dëshirën për të qenë sërish trajner në Angli. Kur e kam dëgjuar duke folur rreth Celsit, kam kuptuar sa shumë e do këtë skuadër. Prandaj, nuk mendoj se Mourinjo mund të bëhet trajneri i ndonjë ekipi tjetër atje. Kjo tingëllon e çmendur, por kur ai flet për Premier Ligën dhe Celsin është si një fëmijë, i cili gëzon për dhuratën që i kanë bërë prindërit për Krishtlindje.”
Celsi, gjithashtu, synon të bëjë disa nënshkrime yjesh. Emrat që janë të lidhura me skuadrën londineze janë Radamel Falkao, Robert Levandovski, Andre Shurrle dhe Marouane Fellaini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"