Teuta “shkund” sulmuesit para Kukësit, balotazh për… golat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 12:35

Teuta “shkund” sulmuesit para Kukësit, balotazh për… golat

Teutës i kthehet humori. Humbja në Korçë është arkivuar tashmë dhe të gjithë janë të bindur se ndaj Kukësit do të bëjnë autokratikë. Kjo gjë reflektohej më së miri edhe dje, teksa zhvillohej seanca e parafundit stërvitore. Kjo javë është delikate, pasi përballë do të kenë Kukësin e vendit të dytë. Një ekip që vjen pas dy javëve pa fitore, por që di të rimëkëmbet atëherë kur nuk e pret. 

Teuta4563

Të gjitha këto, durrsakët i kanë të qarta. Ndaj edhe angazhimi në stërvitje ka qenë i madh. Mes ritmit të lartë, kërkesës së llogarisë, porosive të shumta, nuk munguan as batutat si për të çtensionuar situatën dhe për të treguar se ekipi është gati për të sfiduar nënkampionët në fuqi të vendit.

GRUPI – Këtë javë rikthehen Albano Aleski dhe Lorenco Vila, por mungesat janë të pashmangshme. Edhe pse Renato Arapi është kthyer në Durrës dhe madje i shëruar pas terapisë që kreu te “magjistarja” serbe, nuk do të rrezikohet që këtë javë. Ai ka gati një muaj jashtë dhe pa stërvitje, askush nuk do e merrte guximin që ta fuste titullar. Kapiteni erdhi në Shqipëri mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa të enjten zhvilloi vetëm palestër. Nëse gjithçka shkon si duhet, ai do të jetë gati për javën e 25-të që Teuta e luan në transfertë me Partizanin. Një tjetër mungesë shtohet prej Bobi Celeskit. Portieri është me grip dhe i këshilluar që të qëndrojë në regjim shtrati. Ndaj me Kukësin do jetë në “pit stop”. E megjithatë, stafi teknik nuk i shqetësohet kësaj mungese kur dihet që titullar është Stivi Frashëri.

Martini-Teuta-e1576506342842

FORMACIONI – Është krijuar një ide më e qartë për 11-shen gjatë stërvitjes së djeshme. Loja e zhvilluar brenda grupit ka zbardhur diçka më shumë për formacionin që do të luajë ndaj Kukësit. Ndryshimet duken të pashmangshme prej rikthimeve, mungesave, por edhe balotazheve. Nga minuta e parë pritet të luajë me Frashërin në portë; në mbrojtje rreshtohen Kuro, Hoxha, Hreljiç (Avdyli) dhe Todorovksi; në mesfushë kthehet Aleksi dhe E.Vila. Para tyre treshja Çyrbja, Kallaku e L.Vila. Sulmi është ende në balotazh për një fanellë titullari, pasi do të luajë një mes Idelino Gomes Kolubalisë dhe Rubin Hebajt.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"