Teuta shkatërroi Tërbunin 4-0, Martini: Mund të shënonim më shumë gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2020 | 22:04

Teuta shkatërroi Tërbunin 4-0, Martini: Mund të shënonim më shumë gola

Teuta e nis si kampione rrugëtimin në Kupës e Shqipërisë. Fituesit në fuqi të këtij trofeu kanë kaluar pa problem Tërbunin dhe Edi Martini nuk kishte si të mos ishte i kënaqur. Skuadra e tij shënoi 4 gola, por duke shpërdoruar shumë të tjerë.

Edi Martini

Gjatë deklaratës së dhënë për gazetën, numri një i pankinës së “djemve të detit” vlerëson paraqitjen e lojtarëve që luajtën dhe hapur e thotë se në organikën e tij nuk ka diferenca. “Jam shumë i kënaqur me fitoren dhe kualifikimin. Kishim mundësi të shënonim më shumë gola, por më shumë rëndësi ka mënyra se si luajtëm dhe, siç e patë, unë në fushë kisha hedhur ekipin e dytë. Unë e kam thënë dhe e them që te ne nuk ka diferenca mes titullarëve apo stolit dhe kjo u vërtetua. Në përgjithësi jam i kënaqur”, u shpreh shkodrani i stolit së Teutës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"